Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së





Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet Zeqiri është zgjedhur anëtar i rregullt i saj.

Në një postim publik, Zeqiri ka theksuar se kjo zgjedhje është rezultat i punës së tij intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite.

“Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja ime si anëtar korrespondent i ASHAM në vitin 2015, dje në Kuvendin e Akademisë u zgjodha anëtar i rregullt i saj, si rezultat i punës intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite. Ende kam kohë për ta skalitur më tej këtë portretin tim”, ka shkruar Zeqiri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo