MINISTRIA E MJEDISIT: CILËSIA E AJRIT NË TRUBAREVË BRENDA KUFIJVE TË LEJUAR
Shkup, 17.09.2025 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, e informon opinionin publik për gjendjen e cilësisë së ajrit ambiental në vendbanimin Trubarevë.
Sipas matjeve të bëra për grimcat e pezulluara deri në 10 mikrometra (PM₁₀):
koncentrimi mesatar ditor gjatë ditës së djeshme ka qenë 19.7 µg/m³,
vlera maksimale e matur ka arritur 39 µg/m³,
koncentrimi aktual është 7.5 µg/m³.
Rezultatet e deritanishme nga matjet tregojnë se të gjitha vlerat mesatare të koncentrimit masor të PM₁₀ lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.
Ministria mbetet e përkushtuar për të informuar në mënyrë transparente opinionin dhe për të ndjekur rregullisht gjendjen e cilësisë së ajrit, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSDM: Epidemia në Gostivar ekziston, autoritetet duhet ta shpallin atë
- 42 qese me kokainë i gjenden një të dyshuari në Isniq të Deçanit
- Mucunski në Uashington: Me SHBA-në po forcojmë partneritetin strategjik
- Bastisje në lokalet e Tetovës: Drogë, thika dhe katër të arrestuar gjatë aksionit policor
- Tre shoferë përfundojnë në pranga, qarkullonin pa patentë
- Pengoi policinë gjatë detyrës, arrestohet 46-vjeçari nga Tetova
- Marihuanë te 23-vjeçari nga Kumanova, përfundon në pranga
- Ndalohet 36-vjeçari në Tetovë, policia i gjen thikë në kontroll
- Mashtrim me transport automjeti, humb 800 franga
- Aksident në Tetovë, 15-vjeçari me moped elektrik plagoset rëndë