“Gazetaria dhe analistët mercenarë të BDI-së, këtu e Prishtinë/Tiranë, më shumë po e akuzojnë VLENin që, për një vit qeverisje, nuk ka arritur të luftojë korrupsionin sesa BDIstët që kanë instaluar për 23 vjet atë. Pra më shumë akuzohet VLENi që nuk po arrin t’i fusë në burg hajdutët e BDI-së sesa BDI-në që ka gjeneruar kaq shumë hajdutë për kaq kohë sa ka qenë pjesë e qeverisë, të cilët, thuajse të njëjtët, mëtojnë pa turp të rikthehen në pushtet për të vjedhur edhe më;
– më shumë po e fajësojnë VLENin që nuk ka arritur të mbyllë të gjitha kazinotë, kreditë e shpejta sesa BDIstët që degjeneruan një popull duke ngritur çdo 100 metra një kazino për të fituar qindra milionë euro për dy dekada. (Një pjesë e kazinove kanë hyrë nga nëntoka serbe por edhe ballkanase në përgjithësi.);
– më shumë po e fajësojnë VLENin që, për vetëm një vit qeverisje, nuk arrin t’i restaurojë defektet ligjore të panumërta që i ka lënë BDI-ja si rezultat i neglizhencës dhe injorancës sesa vetë BDI-në që i ka krijuar gjithë këto defekte.
Si është ai skeçi: mahalla më shumë e akuzuan pronarin e lopës që nuk diti ta ruajë lopën, sesa hajnin që i kish vjedhur” ka shkruar deputeti i VLEN-it.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Minçev uron 23 Tetorin: Të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe me mundësi të barabarta
- “S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
- DPHM: Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë
- Rrihet takstisti në stacionin e autobusëve në Gostivar
- Aksion i madh antidrogë në Shkup, 12 persona përfundojnë në pranga
- Stradner ironizon: Në Serbi edhe të vdekurit mund të votojnë, Millosheviqi e ka thënë që serbët janë popull qiellor
- Tronditëse në Gostivar: Babai dyshohet se rrahu vajzën dhe kërcënoi nënën e tij
- Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
- 13 persona të plagosur nga protesta, protestuesi i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe efektivë policie
- Arrestim në Gostivar, 29-vjeçari përfundon në polici pas denoncimit të nënës