Shkëndija, klubi më i suksesshëm i futbollit në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon të shkëlqejë në majën e futbollit, por fatkeqësisht pa një stadium të denjë në qytetin e vet. Kuq e Zinjtë e mbajtën premtimin për të bërë historinë në fushë, por Komuna e Tetovës dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, nuk janë përmbajtur në premtimet e dhëna për ndërtimin e një stadiumi modern shkruan Tetovasot.
Pavarësisht pritshmërive të mëdha të tifozëve dhe komunitetit të futbollit, punimet për stadiumin në Tetovë kanë mbetur të bllokuara dhe stadiumi aktual është në gjendje të rrënuar. Klubi detyrohet që ndeshjet më të rëndësishme t’i zhvillojë në Shkup, larg qytetit që ka një traditë të madhe dhe pasion për futbollin.
Kritikat ndaj kryetarit Bilall Kasami janë të shumta. Një prej tyre vjen edhe nga ish-ambasadori Daim Ilazi, i cili në një postim në Facebook shprehet haptazi se Tetova dikur, në kohën e socializmit, kishte një stadium me standarde evropiane, ndërsa tani në demokraci ka mbetur me një stadium në gjendje afrikane, larg pritshmërive dhe nevojave të qytetit percjelle Tetovasot.
Mungesa e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin sportiv dhe kulturor të Tetovës, ngre dyshime për seriozitetin dhe përgjegjësinë e pushtetit lokal ndaj qytetarëve dhe sportistëve. Tetova meriton një stadium modern, që do të jetë krenaria e qytetit dhe do të mbështesë përparimin e futbollit vendas.
Tifozët, qytetarët dhe klubi Shkëndija presin që premtimet e dhëna të përmbushen sa më parë dhe stadiumi të kthehet në një vatër ku do të lindin suksese të reja për futbollin tetovar dhe më gjerë. Deri atëherë, futbolli i Tetovës do të mbetet në pritje, ndërsa kryetari Kasami duhet të japë përgjigje konkrete për këtë dështim.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kurti e quan “arritje të jashtëzakonshme” rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi
- Adnan Azizi e komenton fotografinë e deputetëve të AKI-së!
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
- Dhunë në familje në Strugë, arrestohet 49-vjeçari
- Von der Leyen dhe Costa urojnë Listën e Studentëve për fitoren: BE e gatshme të mbështesë reformat në Serbi
- Shtetasi hungarez kapet me 200 mijë euro në Tabanoc
- Kurti reagon: Koalicioni shqiptar në garë për mandat të tretë – Vuçiq pranoi humbjen, Daçiq po përballet me humbje të rëndë
- Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë në mënyrë transparente dhe reale shpenzimet e qytetarëve, e jo të paraqesë shifra më të ulëta
- Milatoviq e Spajiq i urojnë Studentët për fitoren, flasin për kapitull të ri mes Malit tê Zi e Serbisë
- Tjetër rast dhune në Gostivar: 55-vjeçari dyshohet se sulmoi partneren me mjet të mprehtë