Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka njoftuar se e refuzon në tërësi narrativën manipuluese se me projektligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të ndalohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, bixhozi nuk mbyllet, por kalon në duart e qeverisë dhe elitave të saj. Ajo ka përmendur se Neni 25 nen parashikon që kazino mund të hapet vetëm në kuadër të një hoteli me pesë yje, duke përjashtuar çdo lloj tjetër të organizimi. “Kuptimi real i nenit do të thotë një derë e hapur për kazino ekskluzive për elitat, dhe për legalizim të larjes së parave përmes luksit, në vend të ndalimit real të bixhozit”, thekson partia. Aleanca për Shqiptarët thekson se politika të tilla shkatërrojë perspektivën e të rinjve, duke maskuar një plagë sociale si “politikë fiskale”, ndërsa krijohen kushte për larje parash, klientelizëm dhe abuzim me varfërinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje
- Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën
- Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lot: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia (VIDEO)
- Adnan Azizi: BDI nuk pranoi kandidat të përbashkët shqiptar për Bërvenicën
- Miteva: Qeveria formon Komitetin Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, deri më 15 dhjetor 2026 do të hartohet Plan Veprimi
- Protestuesit i venë zjarrin koshave të plehrave para Ministrisë së Arsimit
- Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
- Gjykata liron 10 të arrestuarit pas protestës, cakton detyrim paraqitje
- Fund kontratave në vepër në institucionet shtetërore? Paralajmërohen punësime të përhershme