OKB akuza Izraelit: Po pengon qëllimisht ndihmat në Gaza, po shfaros palestinezët!

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare ka dalë me akuza të hapura ndaj Izraelit, duke thënë se shteti hebre po i pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me qëllimin të zhdukë palestinezët.

Për drejtuesin e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, Jonathan Whittall, nuk ka shpjegim tjetër për pengesat e vendosura sistemit të OKB-së, i cili është sprovuar tashmë në kohë.

“Ne mund të mbërrijmë në çdo familje të Gazës, siç e kemi bërë rëndom në të kaluarën. E megjithatë, në çdo hap po na pengohet një gjë e tillë”, shprehet Jonathan Whittall, OKB.

Për zyrtarin e OKB-së, katastrofa humanitare që po shënohet tani në territor, në të vërtetë është e shmangshme. “Këto janë kushte që janë krijuar për të vrarë.” Fuqia pushtuese, Izraeli, duket se po ndjek politikën e “shfarosjes së palestinezëve”, shprehet i bindur Whitall, që kujtoi sesi forcat ushtarake izraelite hapin vazhdimisht zjarr ndaj njerëzve që përpiqen të merrnin ushqime.

” “

“Përpjekja për të mbijetuar shpesh kthehet në dënim me vdekje“, shtoi ai. Që nga heqja e bllokadës izraelite të furnizimit një muaj më parë, janë vrarë “pothuajse çdo ditë” njerëz që ishin në kërkim të ushqimit.

Vetëm mëngjesin e sotëm, mbrojtja civile e Gazës së drejtuar nga Hamasi konfirmoi vdekjen e 21 personave të vrarë nga forcat izraelite pranë një qendre ku shpërndahej ushqim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo