Bashkimi Evropian (BE) do të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës ruse, do të intensifikojë përpjekjet kundër flotës në hije të Rusisë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga Rusia në sektorin bërthamor, duke përfshirë kufizimin e furnizimeve me uranium të pasuruar. Kjo është bërë e ditur gjatë një prezantimi nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen në Strasburg. Ai deklaroi se Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e burimeve energjetike ruse, me plane për të ndaluar blerjen e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Ai shtoi se muajin tjetër, në qershor 2025, Komisioni Evropian do të paraqesë propozime përkatëse legjislative bazuar në udhërrëfyes.
“Rusia përbën kërcënim për të gjithë ne. Në fund të këtij viti, të gjitha shtetet anëtare do të paraqesin plane konkrete se si të ndalojnë importin e energjisë ruse. Kontratat e reja të gazit dhe kontratat ekzistuese të tregut do të ndalohen që këtë vit, duke eliminuar kështu një të tretën e importit të sotëm nga Rusia. Dhe deri në fund të vitit 2027 do të jemi plotësisht të lirë nga gazi rus. Kjo nuk është një gjë e vogël, kjo nuk është pa sfida, por mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë graduale dhe të koordinuar, duke mbështetur shtetet anëtare ku dhe kur është e nevojshme”, tha Dan Jorgensen, Komisioner i BE-së për Energjinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Artan Grubi në gjyq: Përballje juridike apo betejë politike?
- Moti sot: Temperaturat deri në 38 gradë, pasdite reshje shiu dhe bubullima
- Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime
- Selmani: Më i shqetësuar VLEN-i për gjykimin e Artan Grubit sesa vetë Artan Grubi
- Nis gjykimi ndaj Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve për “Lotarinë Shtetërore”
- Shtyhet gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”
- Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe cilësor
- Ameti: Grubi duhet të gjykohet në bazë të ligjit dhe provave, jo të paragjykimeve apo presionit publik
- Mislimi: Grubi duhet të gjykohet nga provat dhe ligji, jo nga politika
- Spahiu: Drejtësia nuk duhet të ketë parti, stop përndjekjes politike ndaj Artanit