Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i kërkoj votat për Albulena Haxhiun si e propozuara e tyre për Kryetare të Kuvendit.
Deputeti Xhelal Sveçla thotë se Vetëvendosje nuk bën kompromis për emrin e kryetarit të Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët nëse partia e tij do të bëjë kompromis për emrin e kryetarit të Kuvendit duke ia përmendur Fatmir Limajn, Sveçla përgjigjet “Jo”.
Jo (nuk do të bëjmë kompromis) – tha ai”, tha ai.