Misioni i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Althea në Bosnje dhe Hercegovinë pritet të përforcohet me 400 ushtarë shtesë dhe katër helikopterë, si përgjigje ndaj situatës politike në përshkallëzim në vend. Trupat e reja pritet të mbërrijnë më 12 ose 13 mars, raportojnë mediat vendase. Përforcimi do të përbëhet nga 120 ushtarë nga Hungaria, 120 nga Rumania dhe 120 nga Bullgaria, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga Sllovenia. Ky vendim është marrë ndërsa EUFOR vlerëson zhvillimet aktuale në Bosnjë e Hercegovinë veçanërisht në dritën e veprimeve të fundit të autoriteteve në Republika Srpska (RS). Kriza u përshkallëzua kur punonjësit e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në Zyrën Rajonale në Banja Luka braktisën vendet e punës pas urdhrave nga Ministria e Brendshme e RS. Ky veprim pasoi një sërë masash antikushtetuese nga autoritetet e RS, duke përfshirë ligjet e firmosura nga Presidenti i RS, Milorad Dodik, të cilat do të ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore në këtë entitet. Në përgjigje të tensioneve në rritje, disa zyrtarë në nivel shtetëror kanë kërkuar ndërhyrjen e EUFOR-it si garantues i zbatimit ushtarak të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Ndërkohë, Dodik ka kërkuar nga EUFOR të ndalojë personat nga Federata që synojnë të hyjnë në territorin e Republika Sërpskës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Afrim Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
- SHBA heq nga Lista e Zezë kolonelin shqiptar të ushtrisë siriane
- Universiteti i Tetovës, zgjedhje e të rinjve nga vendi, rajoni dhe diaspora
- Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht
- SMS të rrejshme për kthimin e TVSh-së – Drejtoria Tatimore apel: Mos e hapni linkun!
- Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
- Prodhuesit e ajvarit kërkojnë respektimin e çmimeve
- Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin
- Del emri i biznesmenit të cilit Sheholli ia mori 13 mijë euro me shantazh