Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur urdhër ndërkombëtar arresti për presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, dhe për presidentin e Kuvendit të Popullit të Republikës Srpska, Nenad Stevandić, raportuan mediat e Sarajevës këtë mëngjes.
Urdhri i arrestimit është futur në sistemin e Interpolit, dhe aktualisht pritet konfirmimi nga Sekretariati i Përgjithshëm i Europolit në Lion. Zyra e Interpolit në Sarajevë ka futur urdhrin ndërkombëtar në sistem, pasi Gjykata e BiH e ka lëshuar atë. Urdhri në fakt nuk është aktiv. Vetëm ata që punojnë në pikat e kontaktit të Interpolit mund ta shohin atë. Shtetet nuk mund të veprojnë mbi këtë urdhër derisa nga Lion të miratohet zyrtarisht shpallja e tij, theksojnë mediat në Sarajevë.
Në urdhërin e arrestimit thuhet se individët e emëruar janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Serbisë. Dodik dhe Stevandiç kërkohen për ndjekje penale për veprën penale “Sulm ndaj rendit kushtetues” sipas nenit 156 të Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës.