Siljanovska-Davkova takon Nikolloskin, e informoi presidenten për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e përshëndeti aktivitetin intensiv në infrastrukturë, si përgjigje ndaj nevojës për lidhje më të mirë të brendshme dhe rajonale, si dhe lidhjen me BE-në, në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në infrastrukturën moderne, ajo sheh bazë për zhvillim më të shpejtë ekonomik, si dhe rritje të investimeve vendase dhe të huaja.

Ministri Nikolloski, siç njoftojnë nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, e informoi presidenten për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe për aktivitetet për përmirësimin e transportit publik.

Të dy shprehën pritshmërinë e tyre se projektet strategjike në sektorin e transportit do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në takim u bisedua edhe për ndryshimet e fundit të Ligjit për planifikim urbanistik. Sipas ministrit, shumica prej 68 deputetësh që votuan”pro” flet për një shkallë të lartë përputhshmërie mes deputetëve.

Me ndryshimet ligjore për instalimin e termocentraleve fotovoltaike dhe turbinave me erë, ai nuk sheh rrezik të shtuar për tokat pjellore dhe beson se ka mekanizma ligjorë për ta parandaluar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo