Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi, ka demantuar akuzat se kjo e fundit ka detyruar punëtorët të marrin pjesë në tubim partiak. Ajo i ka cilësuar shpifje të ulëta dhe ka njoftuar se është angazhuar për sigurimin e 30 vendimeve të punës për këta të punësuar që janë lënë pas dore. “Në lidhje me shkrimet në facebook dhe disa portale, me përgjegjësi të plotë përgënjeshtroj sepse nuk kam shantazhuar ose detyruar ndonjë punonjës të marrë pjesë në tubime partiake! Dua të nioftoj opinionin e gjërë se zëra të tillë dashakeqeës përhapen çdo herë kur bëhen hapa pozitivë në spital, ushtarët e devotshëm të BDI-së përhapin lajme të rrejshme dhe bëjnë hajkë mediatike”, ka shkruar drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi. Ajo tutje ka njoftuar se kjo akuzë apo shpifje mund të jetë bërë nën prektestin për të hutuar publikun nga punët që po bën. Madje, ka ndarë lajmin e mirë se gati janë edhe 30 vendime për të punësuarit me kontrata në këtë spital. “Me krenari njoftojë se janë veçse gati 30 vendime pune për të punësuarit me kontratë në vepër, të cilët i prisnin këto vendime më se 10 vite, duke u mbajtur peng për vota”, ka përfunduar drejtoresha Izairi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet
- Doganat e Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë krijojnë një platformë të përbashkët bashkëpunimi me komunitetin e biznesit – nga lehtësimi i tregtisë drejt rritjes së shkëmbimit tregtar
- VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi, patriotizmi dëshmohet me punë
- BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës
- Studentë dhe profesorë të Universitetit të Tetovës marrin pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës së Ohrit për të Drejtën Natyrore
- Bozhinovska në terren: Projekti strategjik që do të ndryshojë pamjen energjetike – interkonektori me Greqinë po ndërtohet me ritëm të përshpejtuar, synohet të përfundojë vitin e ardhshëm
- Zbulohen detaje të reja nga atentati në Laç/ Viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj, u qëllua me shtatë plumba, sapo zbriti nga makina…
- S’prodhon rezultat takimi me Hamzën, Kurti pasdite takon Abdixhikun
- Hamza mbyll çdo derë bashkëpunimi me Kurtin: Qëndrimi i PDK-së është me mbetë në opozitë
- Rami Mislimi: “Me UÇK-në mos u prek se tkap struja”