Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN,
Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë.
Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga ana e personit në fjalë.
Çdokush që mendon se votuesi shqiptar duhet të lajë këmbët dhe të pijë ujin e dikujt tjetër, e ka shumë gabim. Reagimet tona do të jenë gjithmonë në përputhje me fjalorin që ata përdorin, duke i kundërshtuar përpjekjet për të përbuzur çdo mendim ndryshe nga i tyre dhe nga soji i tyre.
Ata mund t’i lajnë këmbët dhe t’ia pinë ujin njëri-tjetrit, sepse për ta dhe familjet e tyre është bërë shumë. U është krijuar një karrierë politike pa asnjë pikë kontributi; u janë sistemuar familjarët në institucionet kryesore të shtetit dhe po i pensionojnë në funksione të larta.
Uroj më të mirën për çdo familje shqiptare që është përbuzur nga këto profile politikanësh, të cilët kanë si qëndrim të vetin vetëm servilizmin.
Unë nuk laj këmbët e askujt dhe nuk pije ujin e flliqur te dikujt si ju.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Me respekt,
Rijad Shaqiri
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Afrim Gashi: Transparenca mbetet prioritet i Kuvendit
- Kosovarët përmbytën Bratislavën: Në lokale nuk kishte vend për të lëvizur, jehon ‘Mora fjalë’
- Janevska: Në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë
- Murseli: Armën e kam blerë sepse Plava më tha se e shet dyfish të nesërmen
- Pas disa vitesh, u nënshkrua Marrëveshja Kolektive, pason rritje graduale e pagave dhe përmirësim i kushteve për të punësuarit
- Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%
- Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur nga lufta
- Janevska: Internacionalizimi i arsimit të lartë për përparim dhe konkurrencë më të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore
- Ja si mund të shkarkohet presidentja Osmani sipas Enver Hasanit
- Ndahet nga jeta aktivisti dhe afaristi Rauf Ramadani nga Tetova