Është instaluar sistemi i ri i ajrit të kompresuar në kompleksin e klinikave

Ministria e Shëndetësisë informon se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup.

Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese (rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera).

Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2 salla të Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në përputhje me Farmakopenë Evropiane dhe sipas Direktivës Evropiane 93/42/EEC.

Aktualisht, sistemi i ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup është në fazën e provës. Pas përfundimit të kësaj faze, Ministria e Shëndetësisë do të caktojë një afat për ndërprerjen e plotë të furnizimit me ajër të kompresuar në të gjitha klinikat e kompleksit spitalor, për t’u lidhur me përdoruesit e tjerë.

Pas realizimit të këtyre aktiviteteve, sistemi i ajrit të kompresuar do të vihet në funksion të plotë.
Është instaluar sistemi i ri i ajrit të kompresuar në kompleksin e klinikave