Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur më 10 shtator në rrugën magjistrale Veles–Shtip, pranë kryqëzimit për fshatin Dorfuli.
Sipas policisë, automjeti “Shkoda”, i drejtuar nga A.S. (47) nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Shoferi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtarja T.S. (44) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Velesit. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Raporton Tetovasot.