Trump shkon sot në Irlandë për një vizitë dyditore





Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbërrijë më vonë të shtunën në aeroportin e Dublinit, për një vizitë dyditore në Irlandë.

Trump do të zhvillojë një takim me presidenten irlandeze Catherine Connolly, si dhe një takim dypalësh me Taoiseach-un (kryeministrin irlandez) Micheal Martin, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në disa aktivitete në rezidencën e ambasadorit amerikan në Irlandë, Ed Walsh, në Phoenix Park të Dublinit.

Më pas, Trump do të marrë pjesë në turneun e golfit Amgen Irish Open, i cili po zhvillohet në Trump International Golf Links and Hotel Doonbeg, në qarkun Clare, pronë e tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo