Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.
Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.
Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.
Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.
Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës. /VOA/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Pas rikonstruimit të Qeverisë – Astri Iseni nuk do të jetë zëvendësministër i MPB-së?!
- Hoxha në vizitë pune në Komunën e Studeniçanit – Në realizim e sipër projekte kapitale komunale
- Artin Spahiu: VLEN premtoi mbylljen e kazinove, sot propozon ligjin e BDI-së
- Albin Kurti reagon pas incidentit në Skenderaj: Sulm qyqar me mendësi banditeske – nuk na tremb
- VLEN: Reformat në arsimin e lartë po japin rezultate konkrete
- Reagon Lushtaku: Etiketat si ‘Sami Serbia’ nuk i tolerojnë qytetarët, prandaj reaguan
- Lëvizja Vetëndosje jep detaje nga rrahja e Mehanit, dënon sulmin dhe publikon fotografinë e gjakosur
- Deputeti shqiptar thirrje për me 18 Maj: Ti mbështesëm studentët shqiptar në Maqedoni të Veriut (VIDEO)
- Enver Hoxhaj në mbështetje të studentëve: E drejta për gjuhën duhet të jetësohet
- Sami Lushtaku ka rrahur kryetarin e VV-së në Skenderaj. Dalin Pamjet (VIDEO)