Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.
Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.
Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.
Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.
Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës. /VOA/
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
- Pajisje për përgjim nën veturë? Policia heton denoncimin e një 25-vjeçareje në Shkup
- Rron Gjinovci: Sot shpallesh tradhtar vetëm pse thua këto fakte
- Shtatë shoferë të arrestuar brenda 24 orëve – pa patentë, të dehur dhe me ndalim drejtimi
- Valë denoncimesh për dhunë në familje në disa qytete
- Atentat me ar’më zjarri në mëngjes, qëllohet për vdekje një person – ja detajet
- Pacienti pretendon se u rrah nga infermieri, policia heton rastin
- Policia pas protestës: S’e kemi qëllim të pengojmë pjesëmarrjen në protestë, por t’i ndalojmë vozitjet e rrezikshme
- Pushkë pa leje dhe fishekë në veturë, arrestohen tre persona
- “LIRIA KA EMËR” kërkon të thirret një mbledhje Kosovë-Shqipëri për ish-krerët e UÇK-së