Vedat Muriqi e nisi shumë mirë edicionin e ri në La Liga, duke shënuar gol ndaj gjigantit spanjoll, Real Madridit.
Mirëpo, tash e dy ndeshje, sulmuesi i Kosovës nuk ka arritur të gjej rrjetën e golit.
Pasi dështoi të shënojë në takimin ndaj Osasunës, Muriqi nuk arriti të tund rrjetën as në duelin e sontëm ndaj Sevillës.
Muriqi madje edhe e shpërdoroi një rast shumë të mirë para portës, duke mos arritur ta dërgojë topin prapa shpinës së portierit Nyland.
Në “San Moix”, Mallorca barazoi pa gola me Sevillën, derisa klubi ishullor vazhdon të jetë pa fitore në tri ndeshjet e para të La Liga këtë edicion.