Skënder MULLIQI
Si duket BE-së nuk i mjaftuan ngjarjët tragjike të cilat i shkaktojë Serbia më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë.Nuk po i mjaftojnë as këto 35 vite pas kësaj lufte, për të kuptuar së cila është në fakt Serbia, e cila shkaktoj gjenocid në BH dhe në Kosovë.Apo ndoshta e kan kuptuar mirë, por kan ndryshuar qëndrim politik ndaj Serbisë pas millosheviqiane.BE-së sikur preukopim kryesor në Ballkan ia është bërë korrupcioni.E natyrishtë së problemi kryesor në rajon është nacionalizmi serbomadh.Në BH po tolerohet loja e rrezikshme politike për shkëputje të Republika Serpska nga BH, në krye më Milorad Dodikun.Po tolerohen nga BE-ja por edhe nga Amerika, Vuqiq, Dodik, Vulin, Daciq etj.Serbia sikur i ka qitur në pazar BH, Malin e Zi dhe Kosovën.Putinit dhe Vuqiqit, ju interesojnë që sa më shumë të komplikojnë situatën në Ballkan.Kjo është rrugë qe futë rajonin në jo stabilitet afatgjatë dhe konflikte ndëretnike.Në menyrë paradoskale kësaj situate veq Rusisë dhe Serbisë, po i konstribuojnë më neglizhencë edhe bota perëndimore.Serbia që 35 vite është faktor jo stabiliteti në rajon, është përgjegjësja për lufta, ku konsiderohet së janë vrarë afer 200 mijë njerëz dhe miliona janë zhvendosur nga vatrat e tyre shekullore.Nacionalizmi serbomadh është bërë problemi kryesor.Bartësit e kësaj ideologjie kurrë nuk janë qetësuar, edhe pse i humben pesë lufta radhazi në përiudhën e viteve 1991 deri në vitin 1999.Presidenti serb, Aleksander Vuqiq, nuk do të bënë asnjë kthesë pozitive politike , qka edhe po shpreson BE dhe Amerika.Serbia karshi BE-së po vepron në stilin e hajdutërisë, na jipni para së shkaktojmë probleme.Në fakt edhe pse po marrin donacione nga Evropa,Serbia gjithnjë e më shumë po orjentohet nga Rusia dhe Kina.Ky shtet së bashku më Bjellorusinë janë të vetmet shtete të cilat Federatës Ruse , nuk i kan vu sanksione për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë.Ideologet e botës serbe në menyrë permanente po përseritin që Republika Serpska duhet ti bashkangjitet Serbisë, pjesa serbe e Malit të Zi, dhe veriu i Kosovës më shumicë serbe.BE-ja edhe më tutje po mendon që më garniturën më famëkeqe në pushtetin e Serbisë , do të arrihet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.Kjo tregon mos gjeturin politike të BE-së edhe në maratonën e bisedimeve për normalizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi. Sa po kalon koha po krijohet përshtypja për mos gjeturinë përfundimtare të BE-së karshi këtyre proceseve.Stabilokracia politike është treguar së është qasje e gabuar .Gjatë kësaj periudhe shumëvjeqare dolën në sipërfaqe diktatorët Putin, Vuqiq e Orban i Hungarisë, të cilët Evropës janë duke i sjellur telashe të mëdha më politikat e tyre autokratike e luftënxitëse.Diktatorët nuk njohin gjuhën e dialogut, ata i ndalë vetëm forca.