Pa PDK-në, Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin





Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.

Para fillimit të saj, kjo parti njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancat e tjera dhe se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo