Pas humbjes në Tetovë, Bilall Kasami largon stafin e tij. Merr në kontroll vet fushatën

Kryetari i komunës së Tetovës, njëherit edhe deputet i zonës 6 dhe bartës liste i koaliconit VLEN pas humbjes në Tetovë thuhet se ka larguar stafin e fushatës dhe ka marrë në kontroll të drejtojë i vetmi,

Kasami në fushatën për zgjedhjet parlamentare në çdo paraqtije të tij nuk shihen akterët kryesor të fushatës pas zhgënjimit në zgjedhjet presidenciale.

Siç ka arritur të mësoj portali TS nga njerëz zë afërt të Kasamit dhe shtabit të VLEN-it, Kasami ka pritur të fitojë bindshëm në Tetovë dhe ka kërkuar nga shtabi i VLEN-it arsyjen e humbjes.

“Kryetari pas humbjes kërkoi edhe arsyjen ku ishte defekti sepse sipas kryetrit është punuar shumë në Tetovë dhe nuk mund të jetë ky rezultat dëshprues. Por nga shtabi i kanë thënë se arsyeja kryesore është e njeta siç ka humbur Teuta Arifi pasi nuk mund në komunë të marrin rroga mbi 500 militant e 5 mijë ti hidhërojmë. 500 marrin rroga e nuk vijnë në punë a 5 mijë të tjerë nuk kanë bukë me shtru në sofra dhe këtu nis përçarja. Dhe arsyja e dytë nga shtabi i kanë thënë se rritja e çmimit të mbeturinave është shkaku kryesor i humbjes në Tetovë. Para zgjedhjve kryetari i rriti çmimet e mbeturinave dhe qytetarët na dhanë përgjigjen. ” thotë për TS një afërt me shtabin e VLEN-it në Tetovë

Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 8 Maj dhe betja çdo ditë po bëhet  me fortë./TS/