Numërohen 50 përqind e votave, Bujar Osmani e le shumë pas Arben Taravarin (GRAFIKA)


Komisioni Shtetëror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave, deri tani nga 50,30% e votave të numëruar, Bujar Osmani nga Fronti Europian është shumë para Arben Taravarit nga VLEN-i, shkruan TS.

Sipas uebfaqes së KSHZ-së, Bujar Osmani ka 71.482 | 16,44%, ndërsa kundërkandidati Arben Taravari numëron 52.684 | 12,11% vota në nivel Republikan.

Në taborin maqedonas, Gordana Siljanovska Devskova nga VMRO-DPMNE është para Stevo Pendarvoskit. /TS