Besiktasi është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë pas pesë ndeshjeve rresht pa fitore, në të cilat kishte regjistruar dy humbje fillimisht e pastaj tri barazime.
Skuadra e drejtuar nga Serdar Topraktepe triumfoi pastër ndaj Ankaragucu, në kuadër të javës së 33-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Tupras Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.
Ernest Muçi (18’) shënoi fillimisht për epërsinë e vendasve, e më pas realizoi edhe Jackson Muleka (67’) me asistim të Milot Rashicës.
Për Muçin, i cili luajti tërë ndeshjen, ishte ky goli i tij i tretë në elitën turke.
Ndërsa, Rashica regjistroi asistimin e pestë – krahas edhe katër golave. Ai luajti për 76 minuta.
Besiktasi pas kësaj fitore ka 51 pikë dhe renditet i katërti në tabelë.
Ankaragucu mbetet me 37 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të.