Shkruan: Abdulla Mehmeti
Aktuale
E BARDHA MBI TË ZEZË
(Faktori politik shqiptar duhet të kërkojë miq dhe aleatë të sinqertë për qeverisjen e shtetit të përbashkët të Maqedonisë Veriore, jo të kërkojë sundues “më të mirë”)
Dy fotografi që paraqesin kthesa të mëdha në faktorin politik shqiptar në Maqedoninë Veriore në dy vitet e fundit.
Kjo nuk mund të mbetet temë tabu për diskutime të hapura dhe reflektim nga faktori politik dhe intelektual në nivel kombëtar.
Kjo klasë politike, siç duket nuk ka përgatitje të nevojshme politike, nuk i njeh sa duhet aspiratat historike të popullit shqiptar, as nuk ka njohje të mjaftueshme nga historia e kaluar., sidomos për marrëveshjet mes patriotëve shqiptarë, si ajo e Hasan Prishtinës me Totor Aleksandrovin dhe VMRO-në, por edhe përvoja e mëhershme e PDSH-së dhe BDI-së me VMRO-në, sidomos në lidhje me planin sekret për ndarjen e Maqedonisë (Veriore) në fillim të shek. XXI.
Në njërën nga këto fotografi shihen përfaqësues edhe të koalicionit të partive të opozitës shqiptare dhe nga ajo e pozitës aktuale.
Faktori politik shqiptar duhet të kërkojë miq dhe aleatë të sinqertë për qeverisjen e shtetit të përbashkët të Maqedonisë Veriore, jo të kërkojë sundues “më të mirë”!
Historia nuk duhet t’u përsëritet shqiptarëve!
(25 prill 2024)
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet një gostivaras në Aeroportin e Shkupit
- Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët
- Sot shënohet Dita e Dëshmorëve, 5 Maj
- Arsovska shprehet kundër ndryshimeve kushtetuese
- Grubi: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë
- 121 vjetori i vdekjes/ Kreu shtetëror, partitë, kandidatët nderojnë Goce Dellçevin!
- Mariçiq: Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë në qeveri dhe kush opozitë në Kuvend
- Sela : Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur nuk e ke keqpërdorur besimin e tyre
- Tetova e Gostivari “luftojnë” për ta bërë deputet, Bekim Qoku i bindet urdhrave të “shokëve të partisë”, shkon në Strugë e pi kafe
- Arrestohet Agim Krasniqi dhe tre persona të tjerë në Ferizaj të Kosovës