Në kuadër të Ditës së hapur, më 25 prill 2024, në hapësirat e Fakultetit Pedagogjik u mbajt takim dhe punëtori me kopshtet për fëmijë që realizojnë aktivitete në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Dekani Prof. Dr. Lulzim Mehmedi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se ky është një kapitull i ri i bashkëpunimit trilateral midis Fakultetit Pedagogjik, kopshteve për fëmijë në gjuhën shqipe dhe Shoqatës “Arsimi” në Zvicër dhe që ka të bëjë me zhvillimin profesional të edukatorëve.
Trajnimi u realizua nga përfaqësuesit e Shoqatës “Arsimi” nga Zvicra, Erika Masina Beuggert e cila në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut njihet si Ambasadore e profesionit të mësuesisë për ciklin parashkollor, si dhe docenti i shkencave sociale – pedagogjike dhe edukative – arsimore Doc. Dr. Mahir Mustafa i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Pjesa e parë e trajnimit u zhvillua me temën „Mësimi përmes lojës“ duke e ndërlidhur anën teorike, të bazuar në të dhënat e studimeve të fundit shkencore dhe anën praktike përmes përvojave praktike nga Zvicra e Kosova. Pjesa e dytë iu kushtua strukturimit të një gjysmëdite pune konkrete me fëmijët në kopshtet parashkollore, me aktivitete të drejtuara nga edukatoret dhe aktivitete kreative të lira.
Në pjesën e tretë u prezantua struktura dhe përmbajtjet e kursit bazik pesëditor. Në pjesën e katërt u diskutua mënyra e realizimit të kursit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve. Kursi pesëditor do të mbahet në tetor nga 14 -18 tetor 2024. Do të financohet nga Shoqata “Arsimi – Bildung”. Nga pjesëmarrëset e kursit bazik do të bëhet përzgjedhja e edukatoreve, të cilat do t’i ndjekin kurset vijuese për trajnere/multiplikatore. Bartës e realizues të projektit do të jenë Fakulteti Pedagogjik dhe Shoqata “Arsimi”.
Në këtë veprimtari, pjesëmarrës nga kopshtet për fëmijë ishin drejtorët e tyre edhe edukatorë nga Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Saraji, Çairi dhe Likova!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
- Grubi në Debat Plus: Ali Ahmeti, BDI-ja dhe Fronti Europian dolën të pamposhtur në këto zgjedhje!
- BDI mbajti mbledhje në Tetovë, Ademi: Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë e re
- Grubi në Debat Plus: Fronti Europian ka shënuar fitore historike në këto zgjedhje, si forca e dytë në rang kombëtarë
- Grubi në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian do të ketë jetëgjatësi politike, synojmë që pas disa viteve të jemi dhe mandatarë për formimin e qeverisë
- Mushkolaj: U habita kur pash VLENI-i që festonte pas humbjes së zgjedhjeve
- Grubi: Korridori 8 dhe 1oD, janë projekte të përbashkëta për të gjithë qytetarët e jo vetëm për shqiptarët
- Grubi: Fronti Europian ka luftuar për të thyer monopolin politik monoetnik, ndërkohë që VLEN-i po i mbante iso VMRO-së
- BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit
- KSHZ: Janë dorëzuar 17 ankesa për zgjedhjet parlamentare