Buzhala: VLEN don me u fut në shtrat me VMRO, BDI parti e fuqishme

Berat Buzhala

Qe, pak ma gjate per Maqedonine dhe zgjedhjet atje:

E shkrova dje nje status shume te shkurte per zgjedhjet ne Maqedoni, edhe per befasine time, koka interpretu bukur shume permbajtja e tij, si te maqedonet ashtu edhe te shqiptaret.

Ne ate status thash, pak a shume, qe bashkesia nderkombetare, e me bashkesine nderkombetare po e mendoj kryesisht Ameriken e Gjermanine, nuk po doket qe ka dicka kunder qe qeverisja e ardhshme ne Maqedoni me e pase si drejtuese te saj VMRO’ne me VLEN’in.

Nuk thash qe kjo eshte deshire e imja. Thash qe kjo eshte nje mundesi reale.

E para, VMRO ka aq shume vota dhe eshte aq shume para partise se dyte, sa drejtimi i qeverise prej saj eshte i pashmangshem, pervec nese del ky subjekt edhe thote se jane me Rusine, gje te cilen ata nuk po e thone. Prandaj per bashkesine nderkombetare VMRO eshte opsion real.

E dyta, edhe VLEN edhe BDI po vrapojne me u fute ne shtrat me VMRO’ne, pra nuk po thojne qe kane me u bo bashke, e kane me e ftu edhe partine e dyte ma te madhe maqedone, per me e bo nje qeveri pa VMRO’ne. Jo. Dy subjektet shqiptare me shume e urrejna njera tjetren, se sa VMRO’ne.

Dallimi i vetem eshte qe VLEN po deshiron me u fute ne shtrat me VMRO’ne permes flirtit, masiqe e kane pi nje shishe vere, kurse BDI permes ‘kercenimit me arme’. “Ose flej me mu, ose t’i qes trute ne ledine”. Pra, po doket pak a shume si sex me dhune. Qellojani kend e zgjedhe VMRO?

Ky precedanti qe duhet partia ma e madhe maqedone me partine ma te madhe shqiptare eshte tradhtuar para disa vitesh, kur partia ma e madhe maqedone u pat lane ne opozite. Apo? A ju kujtohet?

Sigurisht qe ka rendesi edhe rezultati final i zgjedhjeve, por une analizen po e bej ne baze te rezultatit te zgjedhjeve presidenciale.

E ka peshen e vet edhe numri i deputeteve shqiptare qe do te futen ne Kuvend, nga te dy blloqet shqiptare. Nese dallimi eshte shume i madh, sigurisht qe eshte veshtire i injorueshem blloku me i madh shqiptar, por nese dallimi eshte dy tre deputete, atehere kurrkush nuk ka me te pyet se cila parti shqiptare ka dale simbolikisht e para.

BDI eshte parti e strukturume dhe e fuqishme, e shtrire mire ne te gjithe republiken, prandaj kalimi i saj ne opozite nuk e besoj qe eshte nje problem i madh. Per me teper, le ta provojne edhe shqiptaret e Maqedinise “Vetevendosjen e tyne”, e cila eshte aq heterogjene, sa eshte edhe vete Maqedonia.

Mandej, ky kercenimi se “shkaterrohet Maqedonia” ose “ndahet Maqedonia” nese ky ose ai subjekt nuk futet ne qeveri, po me doket edhe naiv edhe qesharak. Dihet kush e ndane e kush e mbane bashke kete shtet.