Ahmeti: E përmbyllëm këtë kapitull me një fitore të madhe, i them opozitës bëj kujdes më 8 maj! (VIDEO)


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka bërë një deklaratë të fuqishme pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale, duke theksuar suksesin e partisë së tij në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Tetovë, qytetin ku ai ka jetuar për 23 vjet.

“Në zgjedhjet presidenciale, ne shënuam një fitore historike,” tha Ahmeti. “Dallimi midis dy konkurentëve është mbi 40 mijë vota. Ne jemi fitimtar në të gjitha komunat, por më së shumti më ka gëzuar fitorja në Tetovën time.”

Ahmeti shtoi një porosi për opozitën: “Le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh.” Ai shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e madhe që mori nga qytetarët dhe u zotua të punojë për të përmbushur pritjet e tyre.