VIDEO/ Mexhiti pjesë e Frontit Europian? Ali Ahmeti: Do i kisha thënë Mexhitit të mos ç’burrnohet


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me kreun e Lëvizjes Populli, Zejdi Rexhepi sot nënshkruan zyrtarisht koalicionin mes dy partive në kuadër të “Frontit Evropian”, që sipas liderëve politik do ti thotë jo Rusisë dhe Po Evropës.

Pas ceremonisë zyrtare të nënshkrimit, dy liderët lanë hapsirë edhe për pyetje gazetarësh.

Përveç çështjeve të koalicionit, Ahmeti u pyet edhe për ish funksionarin e BDI-së, Izet Mexhiti.

Në pyetjen nëse do ta pranonte pendimin dhe rikthimin e Mexhitit në Frontin Evropian, Ahmeti dha një porosi për këtë të fundit.

“Do i kisha thënë Mexhitit të mos ç’burrnohet”, tha Ahmeti.