Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani qëndron për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në forum, Osmani do të ketë fjalim në panelin e titulluar “Sfidat dhe mundësitë e Ballkanit” kushtuar ngjarjeve të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidave specifike dhe zgjidhjeve të mundshme të cilat garantojnë stabilitet dhe paqe në rajon, si dhe rolin e iniciativave rajonale dhe kontributin e tyre drejt zgjidhjeve të çështjeve të hapura.
Në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia, Osmani do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me homologët e tij nga vende të ndryshme.