Sërish ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 15.2.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,406 %, te nafta për 3,411 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,757 % dhe te mazuti për 2,692% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,118%

Nga data 17.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,732 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, i EURODIZELIT (D-E V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.2.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo