Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulmohen nënë e bir në Shkup, policia në kërkim të autorit
- Flakët përfshijnë pyllin dhe një shtëpi pushimi pranë Shkupit
- BDI: Nga premtimi për 31.5%, te përjashtimi institucional i shqiptarëve. VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
- 37-vjeçari arrestohet në Manastir, sulmoi dhe kundërshtoi policinë
- Zjarr në Gjorçe Petrov, digjet objekti në pronësi të një tetovari
- Për arsye shëndetësore shtyhet fillimi i vuajtjes së dënimit për ish-kryetarin e Karposhit Stevço Jakimovski
- Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë do të sjellë energji të re, VMRO-DPMNE merr dy ministri të reja – atë të Shëndetësisë dhe atë të Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve
- Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”
- Mickoski për Kodin Zgjedhor: E Majta dhe LSDM-ja u pajtuan me Kodin Zgjedhor, pastaj u bënë pishman
- Shfuqizohet pozita e Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë ku ishte Arben Fetai, kompetencat kalojnë te zyra e Kryeministrit