Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter (VIDEO)

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Nga pamjet e publikuara nga Top Channel, Blair shihet teksa zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Lidhur me këtë vizitë të ish-kryeministrit britanik nuk ka patur asnjë njoftim, sakaq nuk përjashtohet mundësia të ketë ardhur me pushime.

Kjo nuk është hera e parë që Blair viziton vendin tonë, madje në vitin 2016, si dhe në 2021 ai vendosi që të kalonte pushimet pikërisht në bregdetin shqiptar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo