West Ham ka fituar Ligën e Konferencës në Pragë të Çekisë ku mundi Fiorentinën me rezultat 1-2. Ky është trofeu i parë që West Ham United e fiton në Europë pas afër 50 viteve. Benrahma (62’) dhe Bowen (90’) shënuan për West Ham kurse për Fiorentinën golin e vetëm e shënoi Giacomo Bonaventura (67’)
Ëest Ham e ka kthyer lavdinë e vet për ta fituar një trofe të parë europian pasi e fitoi Kupën e Kupave më 1965.
Rasti i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 13-të me anë të Declan Rice. Anglezi bëri një goditje të mirë nga largësia por atë e priti portieri i Fiorentinës.
Rasti i parë për italianët erdhi në minutën e 26-të. Cristian Biraghi bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti Nikola Milenkovicin që goditi topin me kokë por që nuk ishte brenda kornizave të portës.
Minuta e pestë shtesë e pjesës së parë solli një rast dhe një gol të anuluar për Fiorentinën.
Ishte Cristian Kouame i Fiorentinas që bëri një kros të mahnitshëm në zonë dhe goditi shtyllën e skuadrës.
Topi u kthye të Luka Jovic që shënoi gol por që u anulua pasi që serbi ishte në pozitë jashtëloje.
West Ham e filloi shumë më mirë pjesën e dytë të ndeshjes ku Jarrod Boëen për pak sa nuk fitoi penallti në minutën e 49-të të ndeshjes.
Por, nëse nuk e bëri këtë në fillim të pjesës së dytë ai e bëri në minutën e 59-të ku Biraghi largoi topin me dorë nga krahët e anglezit. Vetëm pas shikimit të VAR u dha penallti për skuadrën angleze të cilën në gol e shndërroi Said Benhrama në minutën e 62-të.
Por, gëzimi i anglezeve zgjati vetëm 5 minuta.
Nicolas Gonzalez bëri një pasim me kokë tek Giacomo Bonaventura i cili shënoi gol të bukur për ta barazuar rezultatin në minutën e 67-të te ndeshjes.
Fiorentina ishte shumë afër që ta përmbysë rezultatin nëse Mandragora i Fiorentinës do të ishte treguar më i saktë në goditjen e tij.
West Ham pati një rast tjetër të artë me çekun Tomas Soucek i cili shpërdoroi një rast të jashtëzakonshëm për ta kthyer epërsinë për skuadrën angleze, edhe pse meritën më të madhe këtu e pati portieri i Fiorentinës Pietro Terracciano që ia mohoi golin atij.
Por, kur u mendua që ndeshja po shkonte drejt penalltive, Lucas Paqueta bën një pasim të mirë për Jarred Bowen i cili gjendet ballë për ballë me portierin Terracciano për të shënuar gol në minutën e 90-të të ndeshjes duke ja dhënë kështu epërsinë skuadrës angleze në fund të takimit.
Ky gol mjaftoi që West Ham ta fitojë këtë trofe dhe ta marrë në shtëpi. Pos trofeut vitin e ardhshëm ata do të luajnë edhe në Ligën e Europës pavarësisht se përfunduan në vendin e 14 në Premier Ligë sezonin e fundit.