Tashmë punë e kryer! Inter Miami ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e Lionel Messi pasi që argjentinasi e konfirmoi vendimin e tij për të kaluar në MLS
Inter Miami e ka konfirmuar që kanë arritur për të nënshkruar me Lionel Messi, në një transfer që ka befasuar shumë kënd në botën e futbollit.
Klubi nga MLS e ka fituar garën për të nënshkruar me Messi si lojtar pa kontratë pas largimit të tij nga Paris Saint Germain, ku atij i përfundoi kontrata.
Ata kanë lajmëruar arritjen e Messit në rrjetet sociale me një video 32 sekondeshe duke tallur pak Barcelonën dhe Al Hilal – klubet që u mposhtë për ta marrë nënshkrimin e tij.
Kalimi në MLS i Messit është parë si një “termet” me atë dhe rivalin e tij të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo që u larguan nga futbolli europian.
Megjithatë, Messi e ka pranuar që ai “dëshironte” të rikthehej të Barcelona por gjendja financiare e klubit ka bërë që ky ribashkim nostalgjik të jetë i pamundur.
“Nëse do të ishte për para, do të shkoja në Arabi Saudite apo diku tjetër. Duket se shumë para nuk vlejnë për mua. E vërteta është që vendimi final mund të bëjë që të shkojë diku por jo për shkak të parave”, tha Messi për Mundo Depertivo kur konfirmoi kalimin në Amerikë.
Ai mund të paraqitet për klubin e tij të ri Inter Miami që në fillim të muajit të ardhshëm ku ata do tëluajnë në Kupën e Ligës kundër Cruz Azul të Meksikës më 21 korrik.
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) June 7, 2023