Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një grup të tretë aeroplanmbajtësesh në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake amerikane në rajon, ndërsa lufta me Iranin vijon pa një marrëveshje për armëpushim.
Vendosja e re përfshin grupin e aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, si dhe grupin amfib të gatishmërisë USS Makin Island, me dy anije zbarkimi.
Sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të operacionit, deri në fund të tetorit mund të jenë tre aeroplanmbajtëse amerikane në rajon.
Ndërkohë një tjetër zyrtar amerikan i ka thënë Al Jazeera-s se rreth 2 mijë marinsa amerikanë gjithashtu janë nisur drejt Lindjes së Mesme, si pjesë e një përforcimi më të gjerë ushtarak rreth Iranit.
Sipas zyrtarit, grupi i sulmit i aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt dhe forcat e Makin Island janë larguar nga San Diego.
Përforcimi i plotë i trupave amerikane në rajon pritet të përfundojë deri në nëntor.