Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se tekstet që mungojnë do të jenë gati gjatë gjysmëvjetorit të parë.

“Besoj se në semestrin e parë do të kemi tekste shkollore. Me fillimin e konceptit të ri për arsimin fillor, janë hartuar programe të reja që i referohen klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta.

Pas formimit të këshillit kombëtar për tekste shkollore i themeluar në periudhën janar-shkurt, është bërë thirrje publike për regjistrimin e autorëve”, tha Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në seancën e sotme plenare.