Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se sot (27.06.2022) në ora 08:10 në rrugën “Autostrada e Adriatikut” në Shkup, nëpunës policorë nga Ekipi operativ për ndjekje pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin T.I.D. (35) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror nga Institucioni ndëshkues-korrektues Burgu i Idrizovës për vuajtje të dënimit prej katër vjet e tetë muaj burgim, ndërsa i dënuar me disa aktgjykime me dënim prej 10 vjet e pesë muaj për vepra penale nga neni 236 i Kodit penal.

Personi do të dorëzohet në institucionin ndëshkues-korrektues për vuajtjen e dënimit