-ads3-

Një vajzë e vogël ‘pushtoi’ fushën në fund të ndeshjes mes Irlandës dhe Portugalisë (0-0), në Dublin, për t’i kërkuar një përqafim Cristiano Ronaldos.

Rojet e sigurisë tentuan ta ndalojnë vogëlushen, por ajo arriti t’i afrohej portugezit, i cili nuk ngurroi që ta përqafonte.

Kapiteni i Kombëtares portugeze i dhuroi edhe fanellën vajzës së përlotur, e cila me siguri do ta kujtojë gjatë gjithë jetës këtë moment.