“Bechtel dhe Enka” hapin konkurs për 1.200 punëtorë, ja sa është paga minimale





Konsorciumi “Bechtel dhe Enka“ ka hapur një panair punësimi në Prilep, përmes të cilit kërkon 1200 punëtorë për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir. Kërkohen inxhinierë ndërtimi dhe komunikacioni, gjeodetë, kuadër teknik dhe laborantë, operatorë të makinerive ndërtimore, shoferë dhe lloje të tjera punëtorësh.

“Me përshpejtimin e dinamikës së ndërtimit të autostradës Prilep–Manastir, hapen rreth 1200 vende të reja pune, një mundësi punësimi për rreth 1200 njerëz, gjë që për të gjithë rajonin e Pellagonisë paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Një mundësi e madhe për shumë njerëz që të gjejnë vend pune, por gjithashtu edhe të fitojnë përvoja e njohuri të cilat janë rast i rrallë për t’u fituar, sepse nuk ndërtohet autostradë çdo ditë. Do t’i lexoj saktësisht edhe profesionet: inxhinierë ndërtimi dhe komunikacioni, gjeodetë, kuadër teknik dhe laborantë, operatorë të makinerive ndërtimore, shoferë, punëtorë të kualifikuar dhe të pakualifikuar ndërtimi”, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Panairi i punësimit do të zgjasë disa ditë. Paga mesatare për vitin 2025 në këtë konsorcium arrin në 137.000 denarë (rreth 2.227 euro), ndërsa paga minimale që jep realizuesi i autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D është 60.000 denarë (rreth 975 euro).

Kliko eshe linkun per te plotesu formularin KËTU

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo