Një vit pa Shpat Kasapin/ Në Tetovë organizohet mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës dhe trashëgimisë së tij artistike
Një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, familja e tij organizon këtë të diel, më 29 nëntor, një mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës artistike të tij.
Aktiviteti ka filluar në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku familjarët, miqtë, kolegët dhe admiruesit e këngëtarit janë ftuar të kujtojnë artistin dhe trashëgiminë muzikore që ai la pas.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar artistin t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje.
Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ndodhej në Itali. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta preku publikun shqiptar dhe komunitetin artistik.
Me një karrierë të pasur muzikore, Kasapi la pas një repertor këngësh që shoqëruan breza të tërë.