Një burrë dhe një grua janë arrestuar në rrethinë të Shkupit nën dyshimin për dhunë ndaj fëmijëve të tyre.
Sipas policisë, M.B. (47) dhe L.B. (42) dyshohet se për një periudhë të gjatë kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët e tyre të mitur.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.