Pesë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë një aksioni policor kundër narkotikëve.
Sipas MPB-së, më 24 nëntor 2026 u privuan nga liria S.I. (29), F.R. (21), I.K. (42), D.P. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.I. (26) nga Turqia, pasi gjatë kontrolleve u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.