Superhëna e Kastorit ndriçon qiellin, kulmin e arrin më 24 nëntor





Një spektakël i veçantë astronomik pritet të shfaqet në qiellin e natës, me Hënën e plotë të nëntorit, e njohur si “Hëna e Kastorit” (Beaver Moon), e cila këtë vit është edhe superhënë.

Fenomeni do të arrijë kulmin të martën, më 24 nëntor, ndërsa do të jetë i dukshëm edhe në mbrëmjen e 23 nëntorit. Për shkak të pozicionit të saj më pranë Tokës, Hëna mund të duket pak më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

Emri “Hëna e Kastorit” lidhet me periudhën kur këto kafshë përgatiten për dimër, duke ndërtuar strehët dhe siguruar ushqimin. Ky fenomen shënon gjithashtu të parën e një serie prej katër superhënash radhazi, që do të vijojnë deri në shkurt të vitit 2027.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo