Provokime ndaj NATO-s, Germania paralajmëron Rusinë: Ejani në tryezën e negociatave





Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i ka dërguar një paralajmërim Rusisë kundër provokimeve ndaj territorit të NATO-s, duke theksuar se aleanca do té mbrojé çdo centimeter te territorit te saj. Ai i beri thirrje Vladimir Putinit té ndale luften ne Ukrainë dhe të rikthehet në tryzën e negociatave për arritjen e një paqeje të gëndrueshme.

Gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Wadephul nënvizoi se shkeljet e hapesires ajrore të vendeve anëtare me dronë dhe raketa, si dhe sulmet hibride ruse, përbëjnë një kërcënim për sigurinë evropiane.

Ai kërkoi që vendet evropiane të jenë pjesë e negociatave për Ukrainën, duke riafirmuar parimin se nuk mund të merret asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën dhe asnjë vendim për sigurinë euroatlantike pa Evropen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo