Edi Rama uron Ditën e Alfabetit Shqip: Gjuha është identiteti ynë, ta ruajmë dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke rikujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit, 118 vjet më parë.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se vendimi për një alfabet të përbashkët ishte një hap vendimtar për identitetin kombëtar shqiptar.

Ai rikujton se nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u bashkuan rreth idealit të një alfabeti të përbashkët.

Rama ka publikuar edhe pamje të krijuara përmes teknologjisë, të frymëzuara nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit.

“Gjuha është identiteti ynë. Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe t’ua përcjellim fëmijëve tanë me krenari”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Rama.

Ai e përmbyll urimin me fjalët: “Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip!”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo