Incident në një market në Negotinë, denoncohet për fyerje dhe prishje të rendit publik





Një incident është raportuar në një objekt shitës në fshatin Negotinë të Gostivarit.

Sipas policisë, më 20 nëntor 2026, në orën 21:00, një 42-vjeçare nga Gradeci ka denoncuar se gjatë orarit të punës, B.M. nga Negotina ka prishur rendin dhe qetësinë publike me të bërtitura, zënka dhe sjellje të pahijshme, duke e ofenduar me fjalë fyese.

Policia po dokumenton rastin dhe ndaj të dyshuarit do të paraqitet parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo