13-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi u rrëzua me trotinet elektrik në oborrin e shkollës





Një aksident me trotinet elektrik ka përfunduar me lëndime të rënda për një 13-vjeçar nga Forina.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 20 nëntor 2026 në orën 15:15, pasi i mituri u dërgua në Qendrën Urgjente të Gostivarit.

Sipas informacioneve, ai ka humbur kontrollin mbi trotinetin elektrik në oborrin e shkollës fillore në Forinë dhe është rrëzuar në asfalt.

Pas ndihmës së parë në Gostivar, i mituri është transferuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo