Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit në Kosovë, ku erdhi për një vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi, i cili po qëndron në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pritet të kthehet sot në Hagë, pas katër ditësh të kaluara pranë familjes.
Krasniqi është përcjellë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së tij janë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.