Kërcënime ndaj familjarëve, tre persona arrestohen në Manastir dhe Prilep





Policia ka arrestuar tre persona në raste të ndara për kërcënime dhe sjellje agresive ndaj familjarëve.

Në Manastir është arrestuar A.B. (43), i cili dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur. Në Prilep është arrestuar një 39-vjeçare për kërcënime ndaj ish-bashkëshortit, ndërsa më herët gjatë ditës është arrestuar edhe D.D. (27), i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren.

TetovaSot raporton se ndaj të gjithë personave do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo